Kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani gjatë ditës së djeshme u është kthyer stërvitjeve të lehta, ku veçmë ka provuar të vrapojë. Ai mungoi në dy ndeshjet e skuadrës tetovare për shkak të një lëndimi në gju që e mundon një kohë më të gjatë, mirëpo nga kampi “kuq e zi” shpresojnë se ai do të rikuperohet me kohë dhe se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e 02 prillit kundër Makedonija Gjorçe Petrovit në Tetovë.
Rikujtojmë Ferhan Hasani – BUBA mungoi në dy ndeshjet paraprake kampionale kundër Pobedës dhe Bregallnicës, në të cilën ndeshje një lëndim më serioz pësoi edhe mbrojtësi Egzon Bejtullai.
Ky i fundit brenda disa ditëve pritet të nisë me stërvitje të lehta, teksa vazhdon të sanojë lëndimin me terapi të rregullta nën mbikqyrjen e ekipit mjekësor.