Bregallnica në alarm, vetëm një pikë në 5 ndeshje

Humbja kundër Shkëndijës ka qenë mjaft e rëndë sa i përket garës për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit vendor për skuadrën e Bregallnicës nga Shtipi, njofton “infOSport.mk”.

Kjo disfatë ishte vazhdimësi e një serie rezultatesh negative për këtë skuadër, që në 5 ndeshjet e stinorit pranveror ka grumbulluar vetëm një pikë, ndonëse ndaj 5 ekipeve të para në tabelën e klasifikimit.


MËSO MË SHUMË PËR DISFATËN E FUNDIT TË BREGALLNICËS NDAJ SHKËNDIJËS


Tashmë pason orari i ndeshjeve me rivalët  direkt për mbijetesë për këtë skuadër, që mund të kap edhe trenin e fundit për mbijetesën në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, shkruan “infOSport.mk”.

Brenda një jave kjo skuadër do të luaj tre ndeshje me skuadrat nga pjesa e poshtme e tabelës. Më 02 prill ata do të jenë mysafir të Pobedës në Prilep, që më pas në datat 05 dhe 9 prill në Shtip të jenë nikoqir të dy skuadrave shkupjane, Shkupit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit.

Është ky një rast i mirë për skuadrën e Bregallnicës, drejtuesit e së cilës skuadër ende janë në kërkim të një trajneri të ri, pas largimit të Zdravko Cvetanovskit.

Aktualisht ekipin nga Shtipi po e udhëheq ndihmësi i ish trajnerit, Cvetanovski, Vlatko Davitkov, ndërsa edhe pse përflitej për angazhimin e trajnerit Nikola Kuzmanov, një gjë e tillë ende nuk është bërë realitet.

Leave a Reply