Zbulohet formacioni i Shqipërisë ndaj Italisë

Kur kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në zhvillimin e ndeshjes eliminatore, Itali – Shqipëri, mediat kanë filluar të merren edhe me formacionet e mundshme të të dyja kombëtareve, njofton “infOSport.mk”.

Nëse mediat italiane paralajmërojnë një Itali shumë sulmuese me formacionin 4-2-4 ndaj “kuqezinjëve” të De Biasit, ato shqiptare ashtu edhe siç pritej paralajmërojnë një Shqipëri shumë mbrojtëse, e cila përmes modulit 4-5-1 do të mundohet të nxjerrë një rezultat pozitiv në përballjen e së premtes ndaj “axurrëve”.

Në portë ndaj Italisë me shumë gjasa do të ndalet Strakosha, ndërsa krahët e mbrojtjes si zakonisht do të jenë të mbuluara me dyshen Hysaj-Agolli.

Në qendër të mbrojtjes rikthehet Arlind Ajeti, të cilit shoqëri kësaj rradhe do ti bëjë Burim Kukeli, të cilin deri më tani jemi mësuar ta shohim në rolin e një mesfushori shkatërrues. Mirëpo duke pasur parasysh mungesat si Mavraj e Xhimshiti, De Biasi pozitën e qendërmbrojtësit do t’ia besojë futbollistit të Cyrihut.

Mesfusha do të jetë më e stërngjeshura me treshen Abrashi-Xhaka-Memushaj në qendër dhe dy mesfushorët tjerë të krahut, Odise Roshi dhe Andi Lila, derisa në sulm i vetmuar do të jetë Armando Sadiku.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Italisë
Thomas Strakosha, Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Burim Kukeli, Ansi Agolli, Andi Lila, Amir Abrashi, Taulant Xhaka, Ledian Memushaj, Odise Roshi, Armando Sadiku

 

Leave a Reply