Seleksionuesi i kombëtares shqiptare të futbollit Xhiani De Biasi ka bërë një premtim të çmendur në prag të ndeshjes me Italinë, që në program është të premten me datë 24 mars.
Ai ka premtuar se nëse kombëtarja “kuq e zi” arrinë të mund Italinë në Palermo, do të bënte rrugëtimin e Santiagos, rrugëtim ky i gjatë rreth 800 kilometra, të cilin besimtarët e përdorin për të shkuar nga vargmalet Pirenej në Santiago De Kompostela, e cila ndodhet në krahinën e Galicisë në Francë.
Mbetet të shohim nëse De Biazi do të mbante këtë premtim të dhënë, mirëpo paraprakisht duhet pritur deri të premten në mbrëmje për të mësuar rezultatin e ndeshjes eliminatore, Itali – Shqipëri.