Skuadra kryesuese e Premierligës, Çelzi ka arritur marrëveshje personale me futbollistin e Monakos, Tiemue Bakajoko, njofton “Sky Sports”, përcjellë “infOSport.mk”.
Mesfushori difenziv është dakord për tu transferuar në “Stemford Birxh”, mirëpo transferimi i tij tek “blutë” e Londrës do të bëhet fakt vetëm atëherë kur Çelzi do të gjejë gjuhë të përbashkët edhe me drejtuesit e Monakos rreth shumë së transferimit.
Sipas asaj që shkruan “Sky Sports”, drejtuesit e Monakos për shërbimet e Bakajokos kërkojnë 30 milion sterlina.
Gjatë këtij sezoni Bakajoko ka zhvilluar gjithsej 41 ndeshje me petkun e Monakos, duke regjistruar 3 gola dhe një asist.
Monako aktualisht mban pozitën e parë në elitën e futbollit francez me 3 pikë më shumë se Paris Sen Zhermeni, ndërsa gjithashtu kjo skuadër ka arritur deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve Evropian, ku në prill do të takohet me gjermanët e Borusia Dortmundit.