Abate përfundon sezonin para kohe

Kapiteni i Milanit, Ignasio Abate nuk do të luaj deri në fund të sezonit për shkak dëmtimit në sy që e pësoi në ndeshjen Sasuolo – Milan. Edhe pse nga tabori i “rossonerëve” shpresonin se kapiteni i tyre do të rikthehej, një konfirmim ka ardhur sot nga ana e mjekëve të skuadrës, të cilët kanë dhënë verdiktin e fundit, duke pohuar se Abate mund të luajë vetëm sezonin e ardhshëm.

Lajmi konfirmohet edhe nga vetë faqja zyrtare e Milanit, drejtuesit e së cilës skuadër pas gjitha kontrolleve të detuajuara që futbollisti i tyre i kishte bërë në Itali, e kishin dërguar atë edhe në Majami.

 “Vizita e kryer ka dhënë rezultate pozitive dhe riaftësimi po ecën mirë, por janë të nevojshme kura dhe terapi, që do t’i lejojnë Abates të kthehet në fushë pas pushimeve verore, për të përgatitur sezonin e ardhshëm”, thuhet në komunikatën e klubit milanez.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply