Stërvitje misterioze për portierët e Zvicrës, Marvin Hitz dhe Jan Somer, para ndeshjes eliminatore kundër Letonisë, e vlefshme për Eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”.
Të dy portierët “helvet” u stërvitën sot me syze të veçanta që janë me bateri dhe të prodhuara në Japoni.
Funksioni i veçantë i syzeve në fjalë është fakti se ato ndihmojnë dhe përgatitin portierët për të rritur sensin e drejtimit paraprak dhe parandalojnë gabimet e tyre gjatë ekzekutimit të goditjeve nga këndi.
Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Letonisë në program është të shtunën (25 mars) me fillim në ora 18:00.