Raxha Naingolan është rikthyer sërish në kombëtaren e Belgjikës. Ai nuk ishte grumbulluar për disa muaj nga ana e trajnerit të ri, Roberto Martinez, ndërsa arsyen e një vendimi të tillë e ka treguar vetë mesfushori i Romës.
“Mbeta jashtëzakonisht i zhgënjyer kur mbeta jashtë kombëtares, gjë që nuk e fsheha, sepse unë i them gjërat troç. Unë pi duhan, nuk më vjen turp, e dinë të gjithë. E di që duhet të jap shembull më të mirë, jam edhe unë baba. Megjithatë, duhet të bëj punën time si duhet, jam futbollist dhe atë punë di ta bëjë më së miri. Të gjithë e dinë që unë pi duhan dhe realisht nuk shoh asnjë problem këtu” – tha Raxha Naingolan, duke shtuar se edhe përkundër interesimit që ka nga ana e Çelzit dhe disa skuadrave kineze, ai nuk do të lëviz pasi për momentin ndjehet i lumtur me familjen e tij në kryeqendrën italiane.