“Kurrë nuk do ta drejtoja Realin” (FOTO)

Një ndër trajnerët më të mirë dhe më të suksesshëm në botën e futbollin modern, Diego Simeone, i cili aktualisht drejton ekipin e Atletiko Madridit në La Liga, ka dhënë një deklaratë bombë për “Onda Cere”. Ai ka thënë se kur nuk do të pranonte të drejtonte Realin e Madridit, duke treguar edhe arsyet.

“Unë kurrë nuk do të drejtoj Realin e Madridit. Kjo është logjike për shkak të ndjenjave, por as ata nuk do të më thërrasin gjithashtu. Jam i ri dhe ndodhta një ditë do të drejtoj një ekip tjetër spanjoll” – u shpreh Simeone.

Dëshira e tij që është një ditë të drejtojë kombëtaren e Argjentinës, nga edhe ku i ka rrënjët.

“Do doja të drejtoja Argjentinë, por unë kam ende për t’u përmirësuar si trajner. Do doja të bëjë këtë në përfundim të karrierës sime”, ka thënë ndër të tjera tekniku i Atletiko Madrid për “Onda Cero”.

Leave a Reply