Skena të turpshme na vijnë nga futbolli i grupmoshave të reja në Spanjë. Një sherr masiv ka ndodhur në një ndeshje të zhvilluar mes futbollistëve të grupmoshave të reja U13 në Majorka, ku në qendër të vëmendjes ishin prindërit e futbollistëve të rinj.
Sherri nisi pas një ndërhyrjeje të gabuar të njërit prej futbollistëve 13-vjeçar që bëri ndaj një kundërshtari të tij në fushën e lojës, e ku si pasojë filluan ofendimet dhe grushtet mes prindërve dhe të afërmve të tyre që po ndiqnin këtë ndeshje.
Ishin këto skena vërtetë turpëruese, duke pasur parasysh se na vijnë drejtpërdrejtë nga një ndeshje ku aktorë kryesor ishin vetëm futbollistë 12-13 vjeçar, të cilët me siguri se janë ndjerë shumë keq kur kanë parë ato skena të tilla që po ndodheshin në tribunën e stadiumit.