Arbitëri maqedonas, Dimitar Meçkarovski do të ndajë drejtësinë në ndeshjen miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Bosnje e Hercegovinës, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja midis dy kombëtareve nga Ballkani do të zhvillohet me datë 28 mars në “’Elbasan Arena”, ndërsa ndihmës të Meçkarovskit në këtë përballje do të jenë Dejan Nedelkoski dhe Goce Petreski.
Rikujtojmë 4 ditë më parë Shqipëria në Palermo do të zhvillojë ndeshjen kundër Italisë, e vlefshme për eliminatoret e grupit “G” për Bbotërorin Rusi 2018.