Bufon kundër Shqipërisë, 1000 ndeshje në karrierë

Pasi ditë më parë vendosi një rekord me Juventusin (39.706 minuta të zhvilluara), Xhanluixhi Bufon është pranë një rekordi tjetër.

Të premten kundër Shqipërisë Bufon do të luajë ndeshjen e tij numër 1000 në karrierë me ekipet e para, pa llogaritur paraqitjet e tij me ekipet e të rinjve.

Është ky italiani i dytë që prek shifrën prej 1000 ndesjeve, pasi një gjë të tillë më parë kishte arritur legjenda e Milanit, Paolo Maldini që gjatë karrierës së tij kishte zhvilluar plotë 1028 ndeshje.

Xhanluixhi Bufon debutimin e tij e kishte pasur me 19 nëntor të vitit 1995, kur ishte vetëm 17 vjeç. Ai kishte debutuar me fanellën e Parmës në ndeshjen kundër Milanit, pasi në atë ndeshje te skuadra nga “Enio Tardini” kishte munguar portieri i parë, Buçi.

Bufon kishte bërë një paraqitje të lakmueshme në atë përballje duke bindur trajnerin e atëhershëm të Parmës  Nevio Skala, ndërsa që nga atëherë nisi ky rrugëtim i gjatë portierit numër 1 të Italisë, i cili si duket nuk e ka ndërmend të ndalet.

Në rast se Bufon do të luante në Botërorin “Rusi 2018”, ai do të bëhej italiani i parë që do të merrte pjesë në 6 evenimente të rëndësishmë (Evropiane dhe Botërore).

Rikujtojmë ndeshja Itali – Shqipëri në program është të premten me fillim në ora 20:45 në Palermo.

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply