Paraqitjet e mira të Bernardo Silvës me fanellën e Monakos në elitën e futbollit francez por edhe në Evropë, nuk kanë mundur të mos hetohen edhe nga skuadrat e mëdha gjigande.
Është skuadra shumë herë kampione e Gjermanisë, Bajerni i Munihut që ka piektuar këtë talent 22 vjeçar, i cili edicionin e sivjetshëm ka zhvilluar plotë 29 ndeshje në kampionat, duke shënuar edhe 6 gola.
Mesfushori portugez cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë aktualisht dhe që premton akoma edhe më tepër për të ardhmen.
Për shërbimet e tij drejtuesit “bavarez” janë gtë gatshëm të ofrojnë plotë 80 milion euro, ndërsa nëse vjen deri te realizimi i këtij transferimi, atëherë Silva do bëhet portugezi i dytë i talentuar që do i bashkohet skuadrës kampione të Gjermanisë, pas Renato Sançez, i cili vitin e kaluar arriti në Munih nga rradhët e Benfikës.