Xhejms Milner në ndeshjen e së dielës ndaj Mançster Sitit arriti të vendos një rekord, që deri më tani në Angli nuk e kishte arritur askush, njofton “infOSport.mk”.
Anglezi i cili po luan sezonin e dytë me fanellën e të kuqve nga “Enfilld Roud” gjatë karrierës së tij ka arritur që të shënojë shumë gola, por ajo që të bënë përshtypje është fakti se kur shënon Milner skuadra e tij nuk humbet.
Në 47 ndeshje në të cilat Milner ka shënuar gol, asnjëra prej skuadrave të tij nuk ka pësuar disfatë. Në 37 ndeshje skuadrat e tij kanë shënuar fitore, derisa 10 ndeshje ishin mbyllur me barazime.
Një gjë të tillë nuk i ka shkuar për dore asnjë futbollisti tjetër në Premierligë, duke bërë që ky rekord i Xhejms Milner të jetë unikal.
Milner shënoi edhe në ndeshjen derbi të së dielës ndaj Mançester Sitit, në të cilën ndeshje në fund Liverpulli i tij barazoi 1:1.