Një Itali e frikshme ndaj Shqipërisë

Seleksionuesi i kombëtares së Italisë, Xhiampiero Ventura ka përgatitur një formacion shumë ofenziv për ndeshjen e së premtes kundër Shqipërisë stadiumin e Palermos.

Një gjë të tillë pohojnë mediat italiane, të cilat madje kanë përpiluar edhe formacionin “axurrë” i cili do ti kundërvihet skuadrës “kuq e zi”.

Në formacionin startues pritet të jenë dy sulmues klasik dhe dy lojtarë krahu, ndërsa mbrojtja do të jetë e njëjta ku në vend të Kielinit, me shumë gjasa do të luajë shoku i tij nga skuadra e Juventusit, Barzalji.

 

Formacioni i mundshëm i Italisë (4-2-4):
Buffon; Darmian, Bonucci, Barzagli, De Sciglio, Verratti, De Rossi, Candreva, Immobile, Belotti, Insigne

Leave a Reply