Federata shqiptare e Futbollit sot në koferencën për shtyp të organizuar për gazetarë në të cilën seleksionuesi, Xhiani De Biasi bëri publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen eliminatore me Italinë dhe atë miqësore me Bosnje e Hercegovinën, ka prezantuar edhe ndihmësin e strategut italian, i cili do të zë vendin e Paolo Tramezanit.
Edhe ai, njëjtë sikurse paraardhësi i tij do të jetë italian. Fjala është për Marko Veroneze, i cili për herë të parë foli para mediave shqiptare lidhur me detyrën e re që i është dhënë në kombëtaren “kuq e zi”.
“Ndihem i nderuar dhe i vlerësuar nga trajneri De Biasi për situatën dhe ecurinë. Kam folur edhe me Tramezzanin por shumë më tepër me trajnerin për të kuptuar cila është situata këtu. Është një mundësi mjaft e mirë për mua jo vetëm për aventurën këtu por edhe për rikthimin përkrah trajnerit me të cilin kam punuar si futbollist. Ndeshjet e Europianit i kam parë ndërkohë që pas ftesës kam marrë më tepër informacion dhe kam paër për të mësuar më tepër”, ka deklaruar Veroneze.