3 vjet pas pensionimit nga futbolli, Sir Aleks Ferguson do të kthehet të trajnojë ekipin e Mançester United, shkruan Gazeta Metro.
Ferguson do ta drejtojë skuadrën e “Junajted Xl” kundër ekipit “All Star Xl”.
Futbollistët që do të jenë në ekipin e ish trajnerit do të jenë saktësisht ata që ishin në vitin 2008, ekip ky që fitoi Ligën e Kampionëve po atë vit.
Ndeshja do të zhvillohet me 4 qershor në “Old Trafford” dhe është për qëllim bamirësie.