Federer ngre lartë trofeun e Indian Uells

Roxher Federer është kampioni i ri i Masters turneut “Indiana Uells”, njofton “infOSport.mk”. Bartësi i  18 titujve “Grand Slam” në finalen e madhe mundi bashkëkombasin e tij, Stan Vavrinka me rezultatin 2:0, në sete 6:4, 7:5, duke regjistruar në këtë mënyrë fitoren e 20-të nga gjithsej 23 përballje ndaj tenistit numër 3 në Botë.

Për Federerin është ky titulli i 5-të në kuadër të turneut “Indiana Uells” dhe gjithsej i 90-ti në karrierë.

Zvicerani u bë tenisti më në moshë në historikun e këtij turneu, ku grabiti edhe titullin e tij të 25-të në kuadër të “Masters” turneve.

Më shumë tituj se Federer në këtë kategori të garave kanë vetëm dy tenistë, Novak Djokoviç (30) dhe Rafael Nadal (28), me zviceranin i cili ka edhe 48 ndeshje finale, shkruan “infOSport.mk”.

Në anën tjetër Vavrinka mbeti në shifrën e 15 titujve, pasi sonte pësoi disfatën e 11-të në ndeshjet finale. Trofeun e vetëm në kuadër të “Masters” turneve Vavrinka e kishte arritur gjatë vitit 2014-të në Monte Karlo kur në finalen e madhe kishte mundur pikërisht, Roxher Federerin.

 

Leave a Reply