Ish ndihmësi i Xhiani De Biasit te kombëtarja e Shqipërisë, Paolo Tramexani si duket është “shqiptarizuar” gjatë punës që ka bërë me Kombëtaren shqiptare.
Ai ka zgjedhur që takimin e 24 marsit midis Italisë dhe Shqipërisë të mos e ndjekë nga tribunat e stadiumit të Palermos, ndonëse kishte marrë një ftesë nga FSHF-ja për të qenë në tribunën e nderit.
Ai në video materialin e mëposhtëm shpjegon se çfarë në realitet ka përfaqësuar Shqipëria për të.
“Çfarë ka përfaqësuar Shqipëria për mua? Shumë, në çdo pikëpamje, si në aspektin njerëzor, ashtu edhe në atë profesional. Ishte eksperienca futbollistike më e rëndësishme e të gjithë jetës time, në të gjitha pikëpamjet”, tha Tramezzani i cili në karrierën e tij si futbollist ka qenë pjesë edhe e Interit dhe Totenhemit.
Në fund, Tramezzani ka dërguar një mesazh për të gjithë shqiptarët, dhe i ka falenderuar shqip, madje duke bërë edhe “shqiponjën” me duar.