Trajneri i Italisë Xhian Piero Ventura, ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen eliminatore kundër Shqipërisë që në program është me datë 24 mars në Palermo dhe miqësoren me Holandën që do të zhvillohet katër ditë më pas në “Amsterdam Arena”.
Në vend të porterit të Lacios, Federiko Marketi, i cili është i dëmtuar, Ventura ka vendosur të ftojë si portier të tretë 19-vjeçarin Aleks Meret të skuadrës së Serisë B, Spal.
Natyrisht si portier numër një mbetet Xhianluixhi Bufon, ndërsa zëvendësues i parë i portierit të Juventusit, do të jetë Donaruma i Milanit.
Debutues në këtë listë është futbollisti i ri i Interit, Gagliardini, ndërkohë që mungesat e mëdha te kombëtarja italiane për këto dy ndeshje do të jenë Klaudio Markisio dhe Kielini.
Lista e futbollistëve të ftuar nga ana e trajnerit Ventura: |
Portierët – Gianluigi Buffon (Juventus), Gianluigi Donnarumma (Milan), Alex Meret (Spal) |
Mbrojtësit – Davide Astori (Fiorentina), Andrea Barzagli (Juventus), Leonardo Bonucci (Juventus), Matteo Darmian (Manchester United), Danilo D’Ambrosio (Inter), Mattia De Sciglio (Milan), Alessio Romagnoli (Milan), Daniele Rugani (Juventus), Leonardo Spinazzola (Atalanta), Davide Zappacosta (Torino) |
Mesfushorët – Daniele De Rossi (Roma), Roberto Gagliardini (Inter), Marco Parolo (Lazio), Marco Verratti (Paris Saint Germain), Federico Bernardeschi (Fiorentina), Antonio Candreva (Inter), Lorenzo Insigne (Napoli), Nicola Sansone (Villarreal) |
Sulmuesit – Andrea Belotti (Torino), Eder Citadin Martins (Inter), Manolo Gabbiadini (Southampton), Ciro Immobile (Lazio). |