Renova, fitore e madhe ndaj Pelisterit (VIDEO)

Renova ka shënuar fitore të madhe në njërën nga ndeshjet derbi të javës së 23-të në elitën e futbollit vendor, duke mundur skuadrën e Pelisterit me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Të përzgjedhurit e trajnerit Qatip Osmani në këtë përballje e dëshironin më shumë fitoren dhe atë e arritën vetëm një minutë para fundit të takimit kur Stojançe Velinov me një goditje precize me të majtën e tij nga brendia e zonës shënoi golin e dytë dhe të fitores për “bardhekaltërit” nga Xhepçishti.

RENOVA RIKTHEN EPERSINE NDAJ PELISTERIT*******************************Velinov shenon golin e dyte per Renoven ne minuten e 88-te per epersine e dyte ndaj skuadres nga Manastiri. RENOVA – PELSITERI 2:1(S. Velinov 88')

Публикувахте от infosport.mk в 18 март 2017 г.

Argjent Gafuri lëshoi një predhë nga jashtë 16-të metërshit që u devijua nga Bojoviç, mirëpo vetëm deri të këmbët e Velinov, i cili nuk fali dhe shënoi golin e tij të tretë me fanellën e Renovës, duke dëshmuar në këtë mënyrë se transferimi i tij në Tetovë gjatë janarit është një goditje e bërë mirë nga ana e drejtuesve të Renovës, transmeton “infOSport.mk.”

Ndryshe golin e parë për Renovën në këtë përballje e realizoi Argjent Gafuri në minutën e 27-të, derisa mysafirët nga Manastiri golin e vetëm në këtë përballje e realizuan në minutën e 54-të përmes brazilianit Lukas Fereira Kardoso.

Gjatë shënimit të këtij goli vendasit pretendonin për një ndërhyrje të palejuar ndaj portierit Haxho, mirëpo një mendim të tillë nuk ndante edhe arbitri kryesor Marjan Eckoski nga Ohri.

Me këtë fitore Renova arrinë në kuotën e 31 pikëve, duke parakaluar në tabelën e klasifikimit Sileksin, skuadër kjo e cila sot pësoi disfatë nga Rabotniçki në “Telekom Arena” në Shkup.

Renova vetëm për shkak gol-averazhit më të mirë ndodhet në pozitën e 5-të, pasi pikët i ka të njëjta me skuadrën nga Kratova.

Leave a Reply