Interi dhe Torino ndahen me barazim (VIDEO)

Ndeshja e parë e javës së 29-të ndërmjet Torinos dhe Interit ka përfunduar me rezultatin e barabartë 2:2, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja që u zhvillua në Torino nisi mirë për “zikaltërit” e Stefano Piolit, që avansuan me golin e francezit Kondogbia në minutën e 27-të, mirëpo që shumë shpejt erdhi reagimi nga ana e futbollistëve vendas, të cilët 6 minuta më vonë me anë të Daniele Basellit barazuan shifrat në 1:1.

Ishte ky njëherit edhe rezultati i pjesës së parë, ndërsa pas 14 minutave lojë në pjesën e dytë, Torino falë golit të shënuar nga Afriyie Acquah, për herë të parë arriti deri te avantazhi.

Mirëpo ky avantazh doli të jetë vetëm i përkohshëm, pasi tre minuta më pas mesfushori italian, Antonio Kandreva shënoi golin e dytë për Interin për reuzltat përfundimtarë, Torino 2, Interi 2.

Pas këtij barazimi Interi mbetet në pozitën e pestë me 55 pikë, ndërkohë Tironi pozicionohet në mesin e tabelës (pozita e 10-të) me 40 pikë të tubuara.

Leave a Reply