Suad Sahiti pret ti shënojë Sileksit nesër

Suad Sahiti, një ndër futbollistët më të shpejtë në kampionatin e Maqedonisë në futboll beson se nesër ndaj Sileksit me fitore eventuale skuadra e tij do të ishte shumë afër realizimit të ëndërrës, daljen në Evropë, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse ka ende ndeshje për tu zhvilluar deri në mbyllje të kampionatit, Sahiti thotë se pikërisht ndeshjet me rivalët pretendentë për pozitën e tretë mund të qartësojnë shumë gjëra. Rabotniçki aktualisht me 36 pikë ndodhet në pozitën e 3-të, derisa Sileksi me 5 më pak ndodhet në pozitën e 5-të.

“E dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, mirëpo do futemi për fitore gjithsesi dhe ta sigurojmë sa më shpejt Evropën, që është edhe synimi ynë kryesor” – tha për “infOSport.mk” futbollisti kosovar i Rabotniçkit, Suad Sahiti.

Ky i fundit deri më tani në të gjithë përballjet ndaj Sileksit nuk ka arritur që të shënojë asnjëherë, mirëpo beson se një gjë të tillë do të bëjë nesër, me çka do të ndihmonte skuadrën drejt fitores së 11-të këtë edicion.

“Nuk i kam shënuar Sileksit, mirëpo nesër shpresoj të bëjë një gjë të tillë. Vërtetë do të isha i lumtur nëse do arrija të shënojë nesër, mirëpo edhe nëse nuk shënojë, me rëndësi është që të jemi ne skuadra që në fund do i gëzohet fitores” – përfundoi Suad Ssahiti.

Numri 7 i “romantikëve” gjatë këtij sezoni në 15 ndeshje ka shënuar 4 gola, dy prej të cilëve i ka shënuar në përballjet ndaj Shkupit.

Leave a Reply