Sadik Ahmeti nga Kërçova, një sociolog i cili punon pranë qendrës sociale në qytetin e Kërçovës një ditë më parë saktë kishte parashikuar çiftet çerekfinaliste në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian, njofton “infOSport.mk”.
Ai një gjë të tillë kishte bërë publike në profilin e tij zyrtarë në “facebook”. Ndryshe Sadik Ahmeti është një tifoz i flaktë i Juventusit, skuadër kjo e cila për kundërshtarë, ashtu siç kishte parashikuar edhe vetë Ahmeti do të ketë skuadrën kampione të Spanjës, Barcelonën.
Ai mendon se “Zonja e Vjetër” do të kalojë skuadrën “katalunase” dhe se do të arrijë deri në finalen e madhe ku do të takohet me Bajernin e Munihut. Dhe si një tifoz i falktë i “biankonerëve” ai thotë se do të jetë pikërisht Juventusi që do të shpallet kampion këtë vit në Evropë, duke pohuar njëkohësisht se ky do të jetë viti i skuadrës kampione të Italisë.