Sulmuesi kosovar Azdren Llullaku, ka gjetur golin e tij të parë me fanellën e skuadrës së Astanas, njofton “infOSport.mk”.
I transferur këtë dimër nga Rumania te kampionët e Kazakistanit, sulmuesi 29-vjeçar i kombëtares shqiptare shënoi sot një super gol përballë skuadrës së Akzhaikut, në të cilën ndeshje skuadra e tij shënoi fitore me rezultatin 3:1.
Ishte kjo ndeshje e tij e tretë kampionale me fanellën e Astanas, ku shpresojmë se do të vazhdojë me formën e shkëlqyeshme si në Rumani, ku me fanellën e Gaz Metan shqyente rrjetat kundërshtare, shkruan “infOSport.mk”
Llullaku ndaj Akzhaikut realizoi golin e dytë për 2:0, ndërsa sii zakonisht, pas golit Llullaku festoi duke bërë gjestin e shqiponjës.
Ndryshe ishte kjo fitorja e parë për Astanan në sezonin e ri, pasi në dy ndeshjet e para skuadra kampione në fuqi e Kazakistanit kishte regjistruar një barazim 1:1 kundër Pavlodar dhe një disfatë 3:0 në ndeshjen hapëse ndaj Ordabasy.