Erzen Rustemi i gatshëm për sfidën ndaj argjentinasit Ramirez (VIDEO)

Boksieri shqiptar i kategorisë së rëndë, Erzen Rrustemi, duket i gatshëm për sfidën e së shtunës, kur përballë tij në ring do të ketë boksierin argjentinas, Rikardo Humberto Ramirez, njofton “infOSport.mk”.

Tashmë janë bërë matjet zyrtare ku boksieri shqiptar peshon 95.1 Kg, derisa Ramirez 103.3 kg.

Ky duel do të jetë i vlefshëm për titullin e kampionit të botës në versionin WBF, ndërsa i njëjti do të zhvillohet të shtunën  rreth orës 22:00 në Aarhus të Danimarkës.

Të nderuar miq dhe përkrahës, siç e dini gjindem në Aarhus të Danimarkës, ku sot u mbajtën peshimet zyrëtare për ndeshjen që do të zhvillohet nesër Ju Faleminderit përzemërsisht për mbështetjen, interesimin dhe mesazhet e shumta të cila i kam pranuar nga ju. I juaji Erzen Rrustemi.

Публикувахте от Erzen Rrustemi в 17 март 2017 г.

Leave a Reply