Të premten nga ora 12:00 në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve Evropian.
Tetë skuadrat çerekfinaliste mund të luajnë ndaj njëra tjetrës, duke lënë mundësinë për të parë ndeshje të jashtëzakonshme.
Tashmë kanë filluar edhe parashikimet e ndryshme, se kush ndaj kujt mund të luaj në këtë fazë.
Natyrisht që shorti më i çmendur do të ishte nëse shohim që skuadrat gjigande do të përballeshin njëra me tjetërn, si: Real Madrid – Barcelona, Bajern Munih – Borusia Dortmund, Juventus – Atletiko Madrid dhe Monako – Lester Siti.
Megjithatë këto janë vetëm parashikime, por se si në realitet do të ndodh, do të duhet të presim ditën e premte.