Mançester Junajtedi sonte me fillim në ora 21:05 minuta në “Old Traford” do të mirëpret skuadrën ruse të Rostov, ndaj së cilës në ndeshjen e parë të zhvilluar në Rusi kishte barazuar me rezultatin 1:1.
Është ky një rezultat i cili nuk i garanton skuadrës së Murinjos kualifikimin për më tej, edhe pse “djajve të kuq” do ju kryente punë edhe një barazim pa gola.
Në një ndeshje të sezonit 1992/93 kur Junajtedi kishte barazuar pa gola ndaj Torpedo Moskës, në fund skuadra angleze ishte eliminuar përmes penaltive, ashtu që një gjë e tillë mund të ndodhë edhe sonte, andaj të përzgjedhurit e Murinjos do të duhet të jenë shumë të kujdesshëm sonte, pasi rezultatet që i shihni më poshtë dëshmojnë se Junajtedi gjithnjë ka hasur në vështirësi në përballjet me skuadrat ruse.
Ndeshjet e Mançester J. ndaj skuadrave ruse:
Torpedo Moska 0-0 Mançester J. (4-3 Pen.) – 1992-93
Mançester J. 2-2 Rotor – 1995-96
Mançester J. 1-2 Zenit – 2008
CSKA Moskë 0-1 Mançester J. – 2009 | Mançester J. 3-3 CSKA Moskë – 2009
CSKA Moskë 1-1 Mançester J. – 2015 | Mançester J. 1-0 CSKA Moskë – 2015
Rostov 1-1 Mançester J. – 2017