Kur jemi në prag të hedhjesh së shortit të ndeshjeve çerekfinale në Ligën e Kampionëve Evropian, mediat spanjolle po merren me statistika rreth asaj se cila prej skuadrave të kualifikuara në fund do t’ia dalë të kurorëzohet me titullin e kampionit, njofton “infOSport.mk”.
Sipas tyre favorit kryesor është skuadra e Barcelonës me 32%, e pasuar nga Bajerni i Munihut me 25%, derisa rivali i përbetuar i “katalunasve”, Reali i Madridit në këtë klasifikim renditet në pozitën e tretë me vetëm 13% të gjasave.
Më pak gjasa ju jepen Borusia Dortmundit (8%), Atletiko Madridit (5%), Monakos (3%) dhe Lester Sitit (0.6%).