Trajneri i kombëtares së Bosnje e Hercegovinës, Mehmed Bazhdareviç ditën e sotme ka publikuar edhe listën e futbollistëve që do të grumbullojë për dy ndeshjet e radhës, kundër Gjibraltarit për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018” si dhe për ndeshjen miqësore kundër Kombëtares së Shqipërisë.
Bazhdareviç për këto dy ndeshje nuk ka kursyer asnjë nga yjet e tij, teksa do të ketë të gatshëm të gjithë grupin e futbollistëve.
Në të bëjnë pjesë edhe futbollistë të kalibrit të lartë si Miralem Pjaniç nga rradhët e Juventusit, qendërsulmuesi i Romës, Edin Xheko si dhe Senad Luliç që gjithashtu po shkëlqen me fanellën e Lacios.
Ndeshja miqësore Shqipëri – Bosnje e Hercegovinë zhvillohet më datë 28 mars në stadiumin “Elbasan Arena”.