I shkëlqyeshmi Oblak, 3 pritje në 5 sekonda (VIDEO)

Atletiko Madridi sonte barazoi pa gola ndaj Bajer Leverusenit, duke u kualifikuar në këtë mënyrë për në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve Evropian. Ishin pikërisht pritjet e portierit të “jorganxhinjëve”, Jan  Oblak ata që e kualifikuan skuadrën nga “Visente Kallderon” për më tej.

Portieri slloven bëri tre pritje të jashtëzakonshme në vetëm 5 sekonda, duke shpëtuar skuadrën e tij nga pësimi i golit.

Rikujtojmë në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Baj Arena”, Atletiko Madridi kishte shënuar fitore 4:2 ndaj Bajer Leverkusenit dhe në këtë mënyrë siguroi biletën për në çerekfinale.

Leave a Reply