Pse Borusia e Dortmundit është “pro” Erdoganit?

Skuadra e njohur gjermane e Borusia Dortmundit ka çuditur sot në mëngjes të gjithë përkrahësit e saj dhe gjithë të tjerët me një postim jo të zakonshëm në profilin zyrtarë në “Tëitter”.

Në faqen e “milionerëve” nga Dortmundi shfaqej një kryq i thyer dhe më pas shkrimet “Nazideutschland” dhe “Naziholland”, ndërsa më poshtë vërehej një video material me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan dhe data e caktuar për reformën kushtetuese në Turqi.

Megjithatë një gjë e tillë nuk ishte bërë nga ana e vetë drejtuesve të klubit gjerman, por e gjithë kjo kishte ndodhur pasi disa “hacker” turq kishin depërtuar në faqen e Borusia Dortmundit dhe kishin vjedhur adresën e klubit.

Duke pasur parasysh se skuadra nga Dortmundi ka një numër shumë të madh tifozësh, hakerët turq kishin dashur të përfitojnë nga rasti për të shpërndarë këtë mesazh, ashtu siç kishin bërë edhe me llogari të tjera të njohura në Gjermani si ajo e UNICEF-it dhe televizionit “Pro7”.

Leave a Reply