Mos aktivizimi me skuadrën e Rennes, ka bërë që Ermir Lenjani të humb vendin e tij në kombëtaren e Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”. Lenjani në sezonin 2016/2017 është aktivizuar në vetëm dy ndeshje kampionale me ekipin e Rennes, edhe atë që në startin e sezonit, gjatë muajit gusht të vitit 2016-të.
Që nga atëherë reprezentuesi shqiptarë nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje tjetër kampionale, ndërsa ishte inkuadruar në disfatën 7:0 nga Monako në kuadër të Kupës së Francës, edhe atë më 14 dhjetor të vitit paraprak, raporton “infOSport.mk”.
Që nga ajo ndeshje, Lenjani nuk është grumbulluar as në 18-shin e parë nga ana e trajnerit, Kristian Gurkuf, gjë kjo që ka bërë ai të mos jetë në planet e trajnerit De Biasi për dy ndeshjet e rradhës kundër Italisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
Rikujtojmë ndeshjen kundër Italisë e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, Shqipëria do ta zhvillojë me datë 24 mars në Milano, ndërkohë 4 ditë më vonë (28 mars), në “Elbasan Arena” në një ndeshje kontrolluese do të përballen me Bosnje e Hercegovinën.