Pep Guardiola thotë se nuk do të rikthehet asnjëherë më te Barcelona. Trajneri aktual i Mançester Sitit është përfolur si një prej pasardhësve të Luis Enrikes i cili tashmë edhe zyrtarisht në fund të sezonit do të braktis skuadrën “katalunase”. Guardiola ka udhëhequr Barcelonën në vitet 2008–2012, periudha këto ndër më të mirat në historikun e skuadrës nga Katalunja.
Megjithatë strategu spanjoll u ka thënë gazetarëve se nuk do të rikthehet asnjëherë në “Kamp Nou” dhe se është i fokusuar në tërësi te skuadra e Mançester Sitit.
“Asnjëherë nuk do të rikthehem te Barcelona. Periudha ime te skuadra “katalunase” ka përfunduar.” – ishin fjalët e Guardiolas.