Komisioni Antimafia i parlamentit italian ka zhvilluar sot një tjetër seancë që ka parë si epiqendër të saj diskutimet rreth Juventusit dhe lidhjet e klubit me ultras që janë pjesë e familjeve mafioze. Sipas mediave italiane presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, do të paraqitet para komisionit në fjalë për të dhënë dëshminë e tij lidhur me akuzat që rënojnë në adresë të skuadrës kampione për lidhshmërinë me grupet kriminale të “Ndragheta”.
“Ekziston gatishmëria e plotë nga ana e presidentit tonë për t’u paraqitur dhe për të dhënë kontributin e tij”, deklaroi avokati i Juventusit, Luigi Kiapero.
“Kemi sqaruar që ai do të vijë këtu, pasi nuk e kishim saktësuar asnjëherë”, konfirmoi edhe Rozi Bindi, presidente e këtij komisioni parlamentar në fund të mbledhjes.
E gjithë kjo ka lidhje me shpërndarjen e biletave të “Juventus Stadium” të cilat klubi “bardhezi” ua dorëzonte krerëve të grupeve “ultras”, të cilët kishin lidhje me grupet kriminale të “Ndragheta” në këmbim të sigurisë në impiant.