Futbollisti nigerian i Trepçës ’89, i cili po bën sensacion në Superligën e Kosovës në këtë edicion, me shumë dëshirë do të pranonte nënshtetësi kosovare, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Në këtë mënyrë, Otto John John ka shprehur gatishmëri për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës në rast se përzgjedhësi Albert Bunjaki e sheh të nevojshme një gjë të tillë.
Sulmuesi nigerian në edicionin debutues në futbollin kosovar pas 21 xhirove me fanellën e Trepçës ’89 ka realizuar 16 gola, me ç’rast udhëheq bindshëm listën e golashënuesve.