Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski ka publikuar listat e futbollistëve në të cilët do të llogarisë për ndeshjet kontrolluese me Malin e Zi më 24 mars dhe Bullgarinë më 28 mars, të dyja në Shkup.
Ai për këto dy ndeshje ka ftuar 5 futbollistë shqiptarë, edhe pse i 5-ti, Taulant Seferi nuk i është përgjigjur ftesës së tij. Futbollisti aktual i Jang Bojs duke iu falënderuar Maqedonisë ka vendosur që të veshë fanellën e kombëtares shpresa të Shqipërisë, ashtu që ndër emrat shqiptarë që do të mbrojnë fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë për ndeshjet me Malin e Zi dhe Bullgarinë do të jenë portieri i Teteksit, Bekim Rexhepi, pastaj mbrojtësi i Shkupit, Besart Krivanjeva, mesfushori i Shkëndijës, Enur Totre si dhe sulmuesi i Renovës, Remzifaik Selmani.