Ezgjan Alioski asiston, Armando Sadiku shënon

Armando Sadiku nuk i ndahet golit. Sulmuesi shqiptar ka shënuar sërish ditën e sotme për Luganon, por pa mundur t’ i japë ekipit të tij të paktën një pikë.

Skuadra e sulmuesit të kombëtares shqiptare si dhe atij të përfaqësueses së Maqedonisë,  Ezgjan Alioskit u mposht me shifrat e thella 5:2 në transfertën ndaj Tunit, teksa që të dy luajtën për gjatë 90 minutave.

Në momentin kur ndeshja ishte fiksuar në shifrat 5:1, sulmuesi shqiptar në minutën e 88-të shënoi golin e dytë për skuadrën e Luganos falë pasimit të saktë nga ana e Ezgjan Alioskit, i cili kishte asistuar edhe gjatë shënimit të golit të parë të shënuar nga Karlitos në minutën e 87-të.

Ndryshe ishte ky goli i pestë i Sadikut rresht në elitën e futbollit zviceranm derisa Alioski mbetet në kuotën e 10 golave të shënuar.

 

Leave a Reply