Seleksionuesi i përfaqësueses “A” të Maqedonisë Igor Angellovski pasi publikoi listën me futbollistët në të cilët do të llogarisë në ndeshjet me Lihtenshtejnin, shprehi pikëpamjet e tij për lojtarët që do të ketë në dispozicion dhe pritjet për këto ndeshje. Udhëheqësi i përfaqësueses “verdhe kuq” në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë potencoi se pret fitoren e parë në ciklin kualifikues të eliminatoreve për KB në Rusi.
“Besoj në lojtarët, jam i bindur se do të hyjmë maksimalisht të përgatitur dhe më në fund pas ndeshjeve të mira, të fitojmë edhe pikë në këto kualifikime. Unë nuk jam trajner që kërkon alibi, nuk ikim nga roli i favoritit, miëpo as nuk do t’i nënçmojmë, pasi që në të kaluarën Maqedonia është ‘djegur’ në duelet me përfaqësuese të këtilla”, – tha Angellovski, duke shtuar se kundër Lihtenshtejnit do të luaj me një formacion më agresiv dhe jo me atë të zakonshmin, 3-5-2:”Në këtë ndeshje do të luajmë pak më ofenziv, sigurisht do ta ndrojmë vendosjen e deritashme 3-5-2.”
Grumbullimi i parë i ekipit përfaqësues është paraparë për 20 mars, ndërsa seanca e parë stërvitore të njëjtën ditë në orën 15:00 në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”.
Ndeshja Lihtenshtejn-Maqedoni luhet më 24 mars në Vaduz, me fillim në orën 20:45 minuta.