Muzafer Ejupi është treguar deçiziv në fitoren e skuadrës së tij, Osijekut në përballjen e javës së 24-të në elitën e futbollit kroat ndaj Slaven Belupos në transfertë, në të cilën ndeshje skuadra e tij shënoi fitore me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.
Ejupi realizoi golin e dytë për Osijekun në minutën e 84-të, duke vendosur njëherit edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi dhe njëkohësisht duke ndihmuar skuadrën e tij për të ruajtur pozitën e tretë në tabelën e klasifikimit.
Ishte ky goli i tretë për Ejupin në tre përballjet e fundit ndaj ish skuadrës së tij, Slaven Belupo, ndërkohë goli i tij i 12-të këtë edicion në Ligën e parë kroate që e pozicionon atë në pozitën e parë në listën e golashënuesve, tashmë me dy gola më shumë se Andrijasheviç i Rijekës dhe Sudanit të Dinamo Zagrebit. (infOSport.mk)