Sonte në palestrën “Enver Idrizi” do të zhvillohet ndeshja e 1/8 së finales në kuadër të Kupës së Maqedonisë në futsal, ku mejdanin do të ndajnë Skopje dhe Juventus Serava.
Edhe pse zakonisht “bardhezinjtë” nga Serava ndeshjet e tyre si nikoqir i zhvillojnë në këtë palestër, kësaj here është Skopje skuadra nikoqire e këtij takimit, që fillon në ora 20:00.
Hyrja si zakonisht është e lirë, ndërsa ekipi i Juventus Seravës ka nevojë për ndihëm e publikut, i cili me prezencën e tij do ja bënte edhe më të lehtë rrugën drejt çerekfinales.