Pak më parë kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 21-të në elitën e futbollit vendor. Dy skuadrat kryesuese zhgënjyen tifozët e tyre, duke mos arritur dot deri tek fitorja, njofton “infOSport.mk”.
Shkëndija barazoi pa gola në Tetovë ndaj Shkupit, ndërkohë në Ohër, Pobeda arriti një fitore të madhe ndaj Vardarit me rezultatin 2:1.
Në Shtip në një ndeshje me shumë kthesa në rezultat, Bregallnica dhe Sileksi barazuan me rezultatin 3:3, derisa në Shkup, Makedonija GJ.P edhe përkundër epërsisë që pati pas golit të shënuar nga Valmir Jonuzi në minutën e 6-të, në fund pësoi disfatë nga Pelisteri me rezultatin 1:2
LPFM, Java XXI |
E diel: |
Shkëndija – Shkupi 0:0 |
Pobeda – Vardari 2:1 |
Bregallnica – Sileksi 3:3 |
Makedonija Gj.P – Pelisteri 1:2 |
E shtunë: |
Rabotniçki – Renova 0:0 |