Ismaili flet në prag të derbit me Renovën: “Me Shvercerat fitojmë edhe më lehtë”

Ndeshja e vetme që do të zhvillohet të shtunën, në ligën e parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, është derbi i javës, FC Shkupi – Renova. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin e Çairit, aty ku FC Shkupi gjithnjë ka përkrahjen e tifo grupit “Shvercerat”. Pikërisht përkrahja e tyre, i bënë më të lehta fitoret e FC Shkupit, thotë kapiteni Fatih Ismaili, i cili ka folur për faqen zyrtare të klubit.

“Një ndeshje mjaft e rëndësishme. Ne jemi të përgatitur dhe gati që ti zbatojmë të gjitha detyrat e dhëna nga kryetrajneri jonë, Goce Sedloski. Mendoj që me praninë e Shvercerave dhe publikut në tribuna, do ta kemi edhe më të lehtë. Nuk po e përsëris që luftojmë për tre pikë, sepse ajo tashmë dihet”, – tha Fatih Ismaili, para ndeshjes me Renovën.

Kujtojmë FC Shkupi dhe Renova aktualisht mbajnë dy pozitat e para në tabelën e klasifikimit, ashtu që nesër të pranishmit në stadiumin e Çairit do të jenë dëshmitarë të një futbolli të bukur, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për dy skuadrat më efikase në ligë. (infOSport.mk)

Leave a Reply