Boksieri britanik Tajson Fjuri ka arritur të mbrojë titullin e botës në peshën e rëndë në boks (ËBC), duke mposhtur Deontej Uillder në Las Vegas, pas një nokauti në raundin e 11-të.
Në total pati pesë nokdaune në këtë super duel. Fjuri e rrëzoi Uillderin plotë tre herë, ndërsa në dy raste e gjeti veten në dysheme gjatë raundit të katërt.
Ndryshe ishte kjo përballja e tretë mes këtyre dy boksierëve dhe fitorja e dytë e britanikut Fjuri, derisa një ndeshje ishte mbyllur me barazaim.
Për Tajson Fjuri ishte kjo fitorja e 31-të në 32 meçe (1 barazim me Uillder), derisa në anën tjetër Uillder pësoi disfatën e dytë rresht në 45 meçe të zhvilluara. (infOSport.mk)