Tajson Fjuri dhe Deontej Uillder do të hynë sot në ring për të boksuar për të tretën herë mes vete, ku Fjuri do të synojë të mbrojë titullin e peshave të rënda, atë të WBC.
Përballja e parë mes Fjurit dhe Uillder daton në dhjetor të vitit 2018, ku asokohe nuk kishte fitore pasi që me vendime të gjyqtarëve meçi ishte mbyllur me barazim. Në përballjen e dytë, e cila u zhvillua në shkurt të vitit 2020, Fjuri arriti të shpallet kampion bote në WBC, pasi që e nokautoi Uillder në raundin e shtatë.
Sot, të dy boksierët do të vazhdojnë rivalitetin mes tyre, ku nikoqirë i meçit do të jetë “T-Mobile Arena” në Las Vegas.
Meçi mes Fjurit dhe Uillder pritet të fillojë nga ora 5:30 të mëngjesit.