Talenti shkupjan dhe reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut U21, Jakup Berisha do të vazhdojë të mbetet pjesë e futbollit tonë elitar. Sipas asaj që arrijnë të mësojnë burimet e televizionit Shenja, Berisha ka arritur marrëveshje me skuadrën e Pelisterit. Edhe përkrah ofertave të ndryshme nga vendi dhe Kosova, sulmuesi shkupjan do të firmos kontratë 1 vjeçare me ekipin nga Manastiri. Zyrtarizimi i transferimit të Berishës te Pelisteri pritet bëhet ditëve në vijim, me shqiptarin që ti bashkangjitet ekipit në përgatitje para fillimit të sezonit të ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Berisha gjatë karrierës së tij ka luajtur për Vardarin, Shkëndijën dhe Shkupin, ndërsa është pjesë e rregullt e gjeneratave të reja të përfaqësueses së Maqedonisë.