Samsunspori turk konfirmon futbollistin e Partizanit të Tiranës

Futbollisti i Partizanit, Erald Çinari, edhe zyrtarisht karrierën e tij do ta vazhdojë në turqi, te skuadra e Samsunspor, përcjellë “infOSport.mk”.

Klubi i ligës së parë turke ka zyrtarizuar gjithçka në kanalet zyrtare të klubit, teksa shkodrani ka firmosur një kontratë për tre vite, me opsion edhe për një vit të katërt.

24 vjeçari kishte gjetur dakordësinë me klubin turk disa muaj më parë, duke nënshkruar edhe një parakontratë.

Tanimë ish futbollisti i Partizanit bëhet shqiptari i radhës që do vijojë karrierën në Turqi. Me Partizanin, Çinari u bashkua në vitin 2018, kur kishte arritur nga rradhët e Vllaznisë së Shkodrës, aty ku edhe kishte filluar karrierën e tij profesionale.

Leave a Reply