Pas gjithë atyre prurjeve të reja, është më se e logjikshme se nga rradhët e Milanit ditëve në vijim do të ketë edhe largime.
Një ndër futbollistët që do të largohet nga “San Siro” është edhe sllovaku, Juraj Kucka, i cili karrierën e tij do ta vazhdoj në Turqi, te skuadra e Trabzonspor.
Drejtuesit e skuadrës turke pritet të paguajnë plot 6 milion euro për shërbimet e 30-vjeçarit, i cili me Milanin ka kontratë deri në fund të qershorit të vitit 2019-të.
Kucka pjesë e Milanit është që nga viti 2015-të, kur erdhi nga Xhenoa, ndërsa që nga atëherë me fanellën “kuq e zi” ka zhvilluar 67 ndeshje, duke regjistruar edhe 5 gola si dhe 6 asistime.
Sipas asak që raportojnë mediat turke, transferimi i sllovakut te Trabzonspori, pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme.