Njihuni me të gjitha transferimet e dy skuadrave pretendente për titull, Shkëndijës dhe FC Shkupit

Shkëndija e Tetovës stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e parë me 6 pikë epërsi ndaj ndjekësve më të afërt, FC Shkupit dhe Makedonija GJ.P. Këtë epërsi “kuqezinjtë” besojnë se do e adiministrojnë deri në fund të sezonit, edhe pse duhet të kenë frikë FC Shkupin, skuadër kjo që gjithashtu është përforcuar dukshëm në afatin kalimtarë të dimrit, njofton “infOSport.mk”.

Për dallim nga Shkëndija, FC Shkupi stinorin pranveror do ta nis edhe me trajner të ri, strategun turk, Hasan Ozer, i cili në këtë post do të zëvendësojë të larguarin, Umit Karan.

Ndryshe sa u përket përforcimeve në nivel futbollistësh, Shkëndija ka arritur të transferojë 4 futbollistë, 3 prej të cilëve nga jashtë trojeve të vendit tonë, derisa FC Shkupi ka transferuar plotë 9 futbollistë të rinj, të cilët pritet që të ndihmojnë skuadrën në arritjen e obketivit.

Emra të ri te FC Shkupi përveç trajneri Hasan Ozer, janë edhe futbollistët si Kristijan Trapanovski, Matej Cvetanoski, Ali Adem, Abdul Ruatubjaje, Fostin Sengor, Rexhinaldo, Mamadouba Bangoura, Rejjan Abazi dhe Bilal Iseni.

Në anën tjetër Shkëndija në këtë afat kalimtarë arriti të përforcojë rradhët e veta me futbollistë cilësorë, si Kamer Qaka, që në një periudhë luante edhe me kombëtaren shqiptare, pastaj Rubin Hebajn,brazilianin Igor Vanderson si dhe portierin Ferat Ramani.

Ndërkohë futbollisti i vetëm që u largua nga rradhët e Shkëndijës, është Valon Ahmedi, i cili përforcoi rradhët e skuadrës kampione të Bjellorusisë, Shakhtar Soligorsk, te e cila skuadër u transferua edhe golashënuesi më i mirë i FC Shkupit dhe njëherit kampionatit tonë elitarë, Dembo Darboe.

Përveç Ahmedit pjesë e Shkëndijës, mirëpo vetëm në 6 muajt e ardhshëm nuk do të jenë edhe Arlind Aliti, i cili është huazuar te Renova, si dhe dyshja Leard Sadriu dhe Bekim Rexhepi, që janë huazuar te skuadra e Skënderbeut, transmeton “infOSport.mk”.

Sa u përket largimeve te FC Shkupi, pjesë e kësaj skuadre më nuk do të jenë, Darko Glishiq, Dembo Darboe, Fatjon Jusufi, Elvin Junuzade dhe Omar Gudijabi, i cili është huazuar te Pelilsteri për 6 muaj.

KF SHKËNDIJA
ERDHËN: Ferat RAMANI (Gostivari), Rubin HEBAJ (Teuta – Shqipëri), Igor VANDERSON (Agua Santa – Brazil), Kamer QAKA (Kongsvinger – Norvegji).
U LARGUAN: Valon AHMEDI (Shakhtar Soligorsk), Arlind ALITI (Renova – huazim), Leard SADRIU – Bekim REXHEPI (Skënderbeu – huazim).

 

FC SHKUPI
ERDHËN: Hasan OZER (trajner), Kristijan TRAPANOVSKI (Ak. Pandev), Matej CVETANOSKI (Vardar), Ali ADEM (Aris – Greqi, huazim), Rexhinaldo (Kaysar – Kazakistan), Abdul RUATUBJAJE (Kolorado Rapids – SHBA), Faustin SENGHOR (Kasa Sport – Senegal), Rejjan ABAZI (Rabotniçki), Bilal ISENI (Vëllazërimi), Mamadouba BANGOURA (Kalim Star – Guinea).
U LARGUAN: Umit KARAN (trajner), Darko GLISHIQ (Doksa – Qipro), Fatjon JUSUFI (Renova), Dembo DARBOE (Shakhtar Soligorsk), Elvin Junuzade (Keshla – Azerbejxhan), Omar GUDIJABI (Pelister – huazim).

Leave a Reply