Makedonija GJ.P gjatë stinorit pranveror do të duhet të bëjë pa sulmuesin kryesor, Basid Khalid, njofton “infOSport.mk”.
Ganezi te skuadra shkupjane erdhi janarin e vitit të kaluar si lojtar i lirë, pas aventurës që kishte pasur në Superligën shqiptare me skuadrën e Teutës.
Ai shkëlqeu këtë gjysëmsezon me Makedonija Gj.P, teksa në 14 ndeshje realizoi 8 gola, duke u renditur pas dyshes Dembo Darboe – Besart Ibraimi në listën e golashënuesve më të mirë në futbollin elitar në vendin tonë.
Pikërisht paraqitjet e tij me fanellën “verdhekuq”, bënë që për shërbimet e tij të interesohen edhe skuadra nga jashtë, ndërsa burime pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se Khalid Basid me shumë gjasa karrierën e tij do ta vazhdojë në Tunizi.
Kujtojmë Basid para se të transferohej te Teuta në Shqipëri, kishte luajtur edhe me Prishtinën (2015-2019), me të cilën skuadër kishte fituar dy trofe të Kupës, derisa në 105 paraqitje ksihte shënuar 30 gola.